fbpx

Sezoni i ri i Premier Ligës angleze, më 12 shtator

Sezoni 2020-2021 i Premier Ligës së Anglisë do të fillojë më 12 shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).

Data e fillimit të Premier Ligës ishte paraparë që të fillonte më 8 gusht, por pandemia e koronavirusit ka ndikuar që data e re të caktohet për më 12 shtator.

Ndërkaq, ndeshjet e xhiros së fundit të ligës do të zhvillohen më 23 maj 2021.

Këtë vit, sezoni 2019-2020 u pezullua për gati tre muaj për shkak të pandemisë, nga 13 prilli deri më 17 qershor, kur ndeshjet rifilluan pa spektatorë.

Përballjet e fundit të sezonit aktual do të luhen më 26 korrik.

Liverpool këtë vit fitoi titullin e kampionit të Premier Ligës pas një pauze prej 30 vitesh.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close