Ish-presidenti i Tanzanisë, Mkapa ndërron jetë në moshën 81-vjeçare

Ish-presidenti i Tanzanisë, Benjamin William Mkapa sot ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit në moshën 81-vjeçare, njoftoi presidenti i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është pikëlluese që kemi humbur Mzee (plakun) Benjamin William Mkapa, ish-presidenti që ndërroi jetë në një spital në Dar es Salaam, ku u pranua. Unë u bëj thirrje tanzanianëve të marrin lajmin e trishtuar për vdekjen e tij dhe të luten për Mzee Mkapa i cili është larguar përgjithmonë”, tha presidenti i Tanzanisë, John Magufuli.

Magufuli shpalli shtatë ditë zie, gjatë së cilës flamuri kombëtar do të ngrihet në gjysmë shtizë në të gjithë vendin.

Presidenti u bëri thirrje të gjithë tanzanianëve të qëndrojnë të qetë, të durueshëm dhe të bashkuar gjatë kësaj kohe të vështirë, tha në një deklaratë Gerson Msigwa, zëdhënësi i presidentit.

Mkapa nisi qeverisjen në kohën kur vendi i Afrikës Lindore po ballafaqohej me vështirësi të rënda ekonomike, të karakterizuara nga inflacioni. Ai arriti të krijonte masa të rrepta shtrënguese për të ringjallur ekonominë.

Mkapa, një diplomat i aftë, ushtroi detyrën e presidentit për 10 vjet nga viti 1995 deri në vitin 2005.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button