Kina dhe Turqia zhdukin zanatçinjtë

Mallrat e importuara, kryesisht nga Kina, India dhe Turqia vazhdojnë t’a vërshojnë dhe zaptojnë tregun e vendit, duke dëmtuar në këtë mënyrë zanatçinjtë. Në rrezik të madh për zhdukje janë artizanalet, dukshëm është zvogëluar numri i njerëzve që mirën me ta. 

Ekonomia e vendit nuk ka arritur të zgjerohet sa të përballojë importet të cilat zakonisht janë më të lira dhe kjo ndikon shumë keq për vendasit, thonë ekspertët.
 
Zanatçinjtë  e çarshisë së Shkupit për Portalb shprehen të shqetësuar se prodhimet e lira nga Kina dhe Turqia kanë ulur vlerën e prodhimit vendor dhe interesin për to.

“Para disa viteve jemi marrë edhe me prodhimin e produkteve të lëkurës, mirëpo tani më nuk prodhojmë sepse më lirë dhe më shpejtë arrijmë tek produktet të cilat importohen nga jashtë. Më mirë del llogaria me importimin e produkteve nga jashtë sepse është më lirë, edhe pse ndoshta kualiteti është më i dobët”, tha R. Bajrami tregtar i lëkurës.

Bajrami shtoi se nëse merren me prodhim kostoja do të jetë më e lartë dhe se mallrat e importuara janë më të lira andaj konsumuesit nuk do ta blejnë produktin e tyre.

Gani Hajdari një zanatçi  i cili merret me këtë profesion për 15 vite tha se prodhimi i produkteve nuk bën dobi kur bëhet fjala për fitim nga biznesi.

“Edhe pse ne ende kemi prodhimin tonë të produkteve të zejtarisë, nuk kemi llogari dhe këtë e them sepse produktet nga kina janë më të lira dhe blerësit i marrin ato ndërsa në anën tjetër nëse e ndalim prodhimin atëherë duhet të largojmë punëtorë nga puna”, tha ai.

Doktori i shkencave ekonomike profesor Abdylmenaf Bexheti për Portalb thotë se ekonomia vendore nuk është sforcuar mjaftë që importi të zëvendësohet me produkte vendore.

“Ekonomia e vendit nuk është rrit aq sa të përballojë importet të cilat zakonisht janë më të lira. Në aspekt të çmimeve ne nuk kemi at produktivitet ekonomik të brendshëm që ti përballojmë valës së importeve të jashtme. Ky është problem struktural ekonomik. Nuk mendoj se industria do të mund ndonjëherë të parandaloj importin posaçërisht industria e makinave apo ajo e lehtë, por kryesisht industria e përpunimit bazik produktet ushqimore, produktet e artizanaleve dhe ato vendore që janë mikrostrukturale”, tha Bexheti 

Ai shtoi se edhe ato sot po s’postohen nga vërshimet e produkteve të ndryshme me vlera dhe cilësi të dyshimta por me çmime jashtëzakonisht atraktive, dhe tha se këto e bëjnë importin që të jetë sot gjithnjë e më shumë  rritës.
Madje, produktet shpesh janë jo-kualitative dhe madje të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve për shkak se mbajnë material radioaktiv, thonë doktorët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button