Shqiptohet masa më e ashpër disiplinore për këshilltarin e Çulevit

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev e ka pranuar propozimin për miratimin e vendimit për shqiptimin e masës më të ashpër disiplinore dhe u konfirmua masa e propozuar disiplinore për Zoran Gjorgjevskin, këshilltar në Kabinetin e Çulevit, transmeton MIA.

Këshilltarit në Kabinetin e ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, Zoran Gjorgjevski gjatë ditës së djeshme, me propozim të Sektorit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, iu shqiuptua suspendim nga vendi i punës.

“Gjatë ditës së sotme, me iniciativë të sektorit të njëjtë, u zbatua procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore, me ç’rast nga ana e komisionit disiplinor deri te ministri i Punëve të Brendshme u parashtrua propozim për miratimin e vendimit për shqiptimin e masës më të ashpër disiplinore. Propozimi u pranua nga ana e ministrit Çulev dhe për personin e lartëpërmendur u konfirmua masa e propozuar disiplinore”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të minsitrit Çulev.

Prej aty përkujtojnë se gjatë periudhës së kaluar disa herë minisitri Çulev ka potencuar se ligjet po zbatohen në mënyrë joselektive, pa dallim të përkatësisë partiake, fetare dhe kombëtare, e veprimi sipas rastit konkret është edhe një konfirmim për këtë angazhim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button