Fokus: Cërvenkovski gati ta braktisë LSDM-në

Javorja  “Fokus” paralajmëron katër skenarë të reja të mundshme për tërheqjen e Branko Cërvenkovskit nga kreu i LSDM-së gjatë vitit të ardhshëm.

Cërvenkovski, në çfarëdo rasti do ta braktisë kreun e LSDM-së gjatë vitit të ardhshëm, shkruan javorja “Fokus” e cila vlen si e afërt me opozitën.

Gazeta përmend katër skenarë për të ardhmen politike të Cërvenkovskit në vitin 2013.
Javorja e analizon situatën e skenës politike pas rezultateve të fundit të agjencive të rejtingut.

“Cërvenkovski ka shumë më pak rejting se partia e vet. Ndonëse është autoritet i pakontestueshëm në mesin e socialdemokratëve, Cërvenkovski nuk është më magnet për votuesit e papërcaktuar, të cilët zaten edhe e përcaktojnë fituesin. Së këndejmi, gjithnjë e më të zëshme bëhet spekulimet se Cërvenkovski do të lëshojë së shpejti kabinën e pilotimit.

Në këtë drejtim përmenden disa skenarë-dorëheqje para zgjedhjeve, paralajmërime për dorëheqje pas zgjedhjeve apo formim të qeverisë në hije, shkruan javorja “Fokus”.

“Nëse sintetizohen rezultatet e anketave, mund të nxjerrën disa konstatime të rënda. E para, VMRO-DPMNE ka rejting më të lartë se LSDM-ja, ndërsa Gruevski ka rejting akoma më të madh se Cërvenkovski, me ç’rast shumica konsiderojnë se nuk ka zëvendësim për liderin e VMRO-DPMNE-së, sa sa për liderin e LSDM-së. E dyta, qytetarët e pakënaqur me vështirësi vendosin t’ia japin mbështetjen shefit joformal të opozitarëve, sepse për të dhe Georgievskin ekziston mendim i përgjithshëm se kanë kredibilitet të ulët. E treat, liderët kanë rejtingje më të vogla se partitë e tyre që veçmas shprehet tek opozita, andaj sipas informatave jozyrtare të Fokus-it, kreu më i ngushtë i socialdemokratëve është konsultuar me politikologë lidhur me rezultatet të cilat tregojnë se pas aq vitesh partia opozitare nuk mund ta mbërrijë konkurrentin politik edhe përkundër asaj se gjatë zgjedhjeve të fundit opozita e përgjithshme fitoi më shumë vota se pushteti, analizon “Fokus”.

Analistët për javoren theksojnë se nëse bashkohen zgjedhjet lokale me ato parlamentare  opozitarët do të ofrojnë kandidat të ri për kryeministër. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button