fbpx

U fal namazi i parë i xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes pas 86 viteve

Falet namazi i parë i xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes pas 86 viteve, me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve brenda dhe jashtë xhamisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin e hapjes së Xhamisë së Madhe të Ajasofjes, mijëra qytetarë që mbushën Sheshin e Ajasofjes kënduan tekbire. Më pas nga altoparlantët e Xhamisë së Madhe të Ajasofjes u kënduan edhe salate.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, recitoi suren el-Fatiha dhe 6 ajetet e para të sures el-Bakare, ndërsa Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare e Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş, bëri lutjen në fund të programit.

Mijëra qytetarë të mbledhur brenda dhe jashtë Ajasofjes thanë “amin” dhe lexuan suren el-Fatiha.

Më pas në 4 minaret e Xhamisë së Madhe të Ajasofjes u këndua salat nga 4 muezinë. Besimtarët e falën namazin e parë në xhaminë e hapur për faljet të namazit pas 86 vitesh.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close