Hollande përqesh Berlusconin

Presidenti francez, Francois Hollande, vlerësoi se nuk ekziston perspektivë serioze që ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, të trashëgojë Mario Montin në postin e të parit të qeverisë italiane.

“Nuk mendoj se ka perspektivë serioze nga ana e Berlusconit që, siç duket, vetë edhe e përjashtoi kandidaturën e tij’, tha Hollande pas samitit të liderëve në Bruksel.

“Megjithatë, kur bëhet fjalë për të, ajo që është e vërtetë një ditë, s’do të duhej të ishte edhe të nesërmen”, kishte thënë në mënyrë ironike francezi.

Sipas presidentit francez, pjesëmarrja e Berlusconit në takimin e liderëve të partive popullore evropiane ishte qesharake”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button