SHGM dënoi kërcënimet dhe sulmin ndaj gazetarëve Burns dhe Zllatev

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër sulmet dhe kërcënimet në internet ndaj gazetares Mirosllava Burns e punësuar në gazetën e përditshme Slloboden Peçat si dhe sulmin që ndodhi mbrëmë në një restorant në Shkup mbi gazetarin Lupço Zllatev, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike të ndërmarrin masa për të identifikuar personat që qëndrojnë pas profileve që kërcënuan gazetaren dhe t’i sjellin para drejtësisë. Publikimi i ngjarjeve të tilla nga tubimet publike përmes të cilave mund të rrezikohet shëndeti publik është në interes të publikut dhe gazetarët nuk duhet të marrin kërcënime për zbulimin e gjërave të tilla. Këto kërcënime edhe më shumë theksojnë nevojën për ndryshime ligjore në Kodin Penal, ku në bashkëpunim me SPGPM kemi kërkuar ndryshime që sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik të trajtohen si sulm ndaj personave zyrtarë. Kjo do të thotë që me ndryshime të tilla në ligj, institucionet do të jenë të detyruara të ndërmarrin masa dhe veprime për të hetuar sulmet ndaj gazetarëve”, theksojnë në SHGM.

Lidhur me rastin e Burnsit, në SHGM thonë se “do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria e re, si dhe nga përbërja e re parlamentare, që urgjentisht të vazhdojnë me ndryshimet në Kodin Penal, në mënyrë që të garantohet mbrojtja më e madhe e gazetarëve dhe punonjësve mediatik”.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të hetojë urgjentisht motivet e sulmit, si dhe personat e përfshirë në këtë incident. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike vetëm përmes një procedure të shpejtë mund të dëshmojnë se ekziston vullnet për të zbardhur rastet në të cilat janë sulmuar gazetarët. Kjo do të kontribuojë në dekurajimin e sulmeve të ardhshme dhe do të përmirësojë sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve mediatik”, theksojnë në SHGM.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button