Pensionistët: Të miratohet projekt-buxheti për 2013

Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve ka kërkuar sot debllokimin e punës së Komisionit parlamentar për Financa dhe Buxhet, me qëllim miratimin e projektbuxhetit për vitin 2013 dhe zbatimin në kohë të masës për rritjen e pensioneve.

“Ne jemi të interesuar që  buxheti të miratohet deri më 31 dhjetor për të mundur të realizohet ajo që është paralajmëruar dhe për të cilën kemi të drejtë – harmonizimin e pensioneve me shpenzimet e jetës dhe me rritjen e pagave”, ka deklaruar kryetari i LSHP-së, dega e Qytetit të Shkupit. 

Sipas tij, opozita është përgjegjëse për zvarritjen e miratimit të buxhetit. 

“Vlerësoj se frenimi i punës së këtij komisioni parlamentar ose zvarritja e miratimit të buxhetit do të reflektohet mbi standardin tonë, gjegjësisht mbi të drejtat tona që i kemi fituar përgjatë punës sonë dyzetvjeçare”, ka deklaruar Angelovski. 

Ai ka rikujtuar edhe një herë se është mbi supet e deputetëve përgjegjësia për t’u miratuar projektbuxheti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button