Gazetari Lupço Zllatev mbrëmë është sulmuar fizikisht në një restorant në Shkup

Gazetari dhe kryeredaktori i portalit “Ekonomski lider” Lupço Zllatev dje në mbrëmje është sulmuar fizikisht në një restorant të Shkupit, prej ku është nisur për në spital ku mjekët kanë konstatuar lëndime të lehta trupore. Sulmin e ka konfirmuar edhe Ministria për Punë të Brendshme (MPB).

“Më 24.07.2020 rreth orës 00.40 në SPB Shkup, L.Z. (28) nga Kavadari ka denoncuar që rreth orës 00.10, në një objekt hotelerik në Shkup, ndaj tij një person ka drejtuar kërcënime dhe e ka sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhje të rastit”, thuhet në buletinin ditor të MPB-së.

Gazetari Zllatev përmes një postimi në Fejsbuk, sot paradite, ka theksuar që nuk e njeh personin i cili është munduar ta sulmojë.

“Unë kisha dalë me shokët, në muzikë të gjallë, siç dal shpesh. Pak pas mesnate nga tavolina ku ishim ulur u nisa për në tualetin e lokalit. Derisa ecja, në korridor, një i panjohur filloi të më godet në gjoks, të më pështyjë dhe më tërhiqte drejt daljes…”. Gjatë sulmit, ky person gërvallej “Dil jashtë, shumë ke gabuar ndaj ne, dil jashtë”. Unë e kundërshtova sulmin e tij dhe nuk lejova të më nxjerrë jashtë dhe më pas duke qenë i ngujuar në mes të hyrjes, ai më goditi disa herë me kokë në ballë”, shkruan Lupço Zllatev.

Sipas pohimit nga Zllatev, motivi për sulmin është një tekst të cilin e ka publikuar dje në portalin “Lider”, që ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov ka blerë pronë luksoze rreth Liqenit të Ohrit. Përkundër pohimit të këtillë të tij, më tepër media të afërta me VMRO-DPMNE-në kanë filluar të publikojnë përmbajtje komprometuese për Sasho Mijallkov, vetëm një ditë pasi Mijallkov kishte dal me intervistë të vet, në të cilën kërkon ndryshim të udhëheqësisë së partisë VMRO-DPMNE.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button