Pas sulmeve të reja ndaj gazetares Burns, SPGM thotë që është koha ato të trajtohen me detyrë zyrtare

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe e punonjësve mediatik (SPGM) ashpër i gjykon onlajn sulmet dhe kërcënimet për sigurinë e gazetares Mirosllava Burns.

Burns dje ka denoncuar në SPGM një serë sulmesh përmes rrjetit social Fejsbuk, të cilat janë kanosje për sigurinë e saj, ndërsa kanë pasuar pas publikimit të saj të tekstit për organizim të dasmës në një restorant në Tetovë, që është në kundërshtim me rregulloren ligjore që ka të bëjë me luftën kundër pandemisë me Kovid-19.

“Ju njoftojmë që publikimi i shkeljeve të këtilla me të cilat rrezikohet shëndeti publik është në interes publik dhe gazetarët dhe punonjësit mediatik nuk guxojnë të jenë synim i çfarëdo sulmi dhe kërcënimi për shkak të punës së vet. Njëkohësisht, e përshëndesim reagimin e shpejtë të policisë për të  ndërmarrë masa për mbrojtje të gazetares së Slloboden Peçat, e cila pas denoncimit të kërcënimeve në polici ka fituar mbrojtje 24 orëshe”, thuhet në komunikatën e SPGM-së.

Nga SPGM theksojnë që ky rast është vërtetim tipik se sulmet mbi gazetarët dhe punonjësit mediatik duhet të trajtohen si sulm mbi person zyrtar, përkatësisht institucionet ta kenë si obligim me detyrë zyrtare të ndërmarrin masa dhe veprime.

“SPGM në partneritet me SHGM tash më disa vite e promovojnë iniciativën për ndryshim të Kodit penal, sipas të cilit sulmet mbi gazetarët do të trajtohen si sulm mbi person zyrtar. Presim që pas këtij rasti edhe pas serisë së rasteve tjera të cilat vetëm këtë vit i ka regjistruar SPGM, këto ndryshime ligjore të nisen urgjentisht. Është koha të mbrohet profesioni i gazetarisë si një nga profesionet kyçe për mbrojtje të interesit publik”, theksojnë nga SPGM-ja.

Nga Sindikata shpresojnë që përbërja e re Parlamentare dhe qeveritare, këto ndryshime ligjore do t’i kenë prioritet pas formimit të tyre.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button