BDI: Në Saraj do të vendoset mes Muratit, Hoxhës dhe Hyseinit

Informacione jozyrtare brenda BDI-së  thonë  se dega e kësaj partie-Saraj, deri te kryesia qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ka propozuar tre emra, është  kryetari aktual i komunës Bekim Murati, zëdhënësi i qeverisë  së  Maqedonisë, Muhamed Hoxha dhe zëvendës drejtori i Kadastrës Afrim Hyseni.

Sekretari gjeneral i BDI-së  Abdylaqim Ademi, tha se listat ende nuk janë  shqyrtuar, dhe se me emra konkret do të  dilet në  fillim të  janarit të  vitit të  ardhshëm.

‘Presim që  deri në  fund të  vitit të  vendosim për një  pjesë  të  komunave, dhe pastaj deri kah mesi i janarit vendosim për gjithë  komunat. Mendoj se deri tani është  treguar një  seriozitet dhe përpikshmëri nga të  gjitha degët rreth propozimeve, ka një  atmosferë  e cila ë shtë  konkuruese brenda subjektit që  është  për tu përshëndetur dhe ne këtë  e kemi promovuar prej fillimit prandaj është  rekomanduar nga kryesia qëndrore që  në  lista të  ketë  së  paku dy kandidat me qëllim të  konkurrencës dhe me qëllim që  në  BDI të  promovohet konkurenca dhe të  zgjidhet më  i miri i mundshëm’ tha Ademi.

Ademi gjithashtu na tha se ë shtë  pë r tu pë rshë ndetur fakti se ‘Ka edhe një  atmosferë  pozitive dhe pajtim deri tek gjithë  kandidatët e propozuar që  cilido që  të  jetë  i zgjedhur nga kryesia qëndrore për kandidat komune të  gjithë  do ta përkrahin një zë ri’ potencoi Ademi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button