Pakistan, shkoi në mbi 270 mijë numri i rasteve me COVID-19

Mbi 1.200 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) janë regjistruar në Pakistan, duke çuar numrin e përgjithshëm në 270 mijë raste, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas disa ditëve në rënie, vdekjet ditore shënuan rritje në 54, duke rritur numrin e vdekjeve në 5.763, ndërsa numri i të shëruarve arrin në 219.783 ose mbi 81 për qind, tha Ministria.

Pakistani, i cili regjistroi mbi 130 mijë raste me COVID-19 vetëm në qershor, ka kryer mbi 1.8 milionë teste deri më tani.

Sipas të dhënave të fundit, 1.209 infeksione tjera janë regjistruar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 270.400 numrin e rasteve.

Infeksionet dhe vdekjet janë zvogëluar gradualisht që nga 19 qershori, me zyrtarët që i japin merita strategjisë së izolimit të bazuara në lokalitete në shumë pika të nxehta në rreth 20 qytete të mëdha.

Pas Indisë, Pakistani është vendi më i goditur në Azinë Jugore nga pandemia e COVID-19, e cila tani ka marrë jetën e pothuajse 633.500 njerëzve në të gjithë botën.

Më shumë se 15.51 milionë raste me COVID-19 janë raportuar në të gjithë botën, me numrin e të shëruarve që tejkalon shifrën prej 8.81 milionë, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button