Bojko Borisovi në karantinë, shefja e kabinetit të tij e infektuar me koronavirus

Shefja e kabinetit të kryeministrit bullgar Bojko Borisov, Denica Zheleva ka test pozitiv të Kovid-19, kryeministri është negativ por është vendosur në karantinë dhe pret testin e dytë negativ, lajmëroi Bgnes.

Janë testuar edhe anëtarët e tjerë të delegacionit që ishin në Bruksel ku morën pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian.

Të hënën, më 20 korrik, pres shërbimi qeveritar bëri të ditur se janë konfirmuar dy raste të të infektuarve me Kovid-19 mes të punësuarve në administratën e Qeverisë, pas çfarë godina më 21 korrik ishte mbyllur që të bëhet dezinfektim i plotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button