Tregtia me pakicë me rënie reale prej 7.1 për qind brenda 12 muajve

Në tregtinë me pakicë, në tetor të vitit 2012 në krahasim me tetorin e vitit 2011, shikuar në grupe dhe klase, në grupin e tregtisë me pakicë të produkteve joushqimore, përveç karburantit, është vërejtur rritje reale prej 1.9 për qind, ndërsa në grupin e tregtisë me pakicë të ushqimeve, pijeve dhe duhanit, është vërejtur zvogëlim real prej 1.8 për qind.

Rënie më të madhe reale ka tek tregtia me pakicë e karburanteve automobilistike edhe atë prej 7.8 për qind.

Në tregtinë me pakicë, në tetor të vitit 2012 në krahasim me tetorin e vitit 2011, në grupet: tregtia me pakicë, përveç tregtisë me karburante dhe tregtisë me pakicë të karburanteve automobilistike është vërejtur zvogëlim real i qarkullimit.

Tregtia me pakicë, përveç tregtisë se automjeteve dhe motorçikletave, arrin 48 për qind prej tregtisë së përgjithshme në vend, tregtia me shumicë, përveç tregtisë me automjete dhe motorçikleta, arrin 47 për qind e tregtisë së përgjithshme. 5 për qind e tjera shkojnë në tregtinë me shumicë dhe pakicë me automjete dhe motorçikleta, pjesë dhe mjete dhe mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button