Ministri i shëndetësi i Turqisë: 2,5 në 1.000 persona testojnë pozitiv në COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha se një ekzaminim i rastësishëm mbarëkombëtar për koronavirusin e ri (COVID-19) në Turqi zbuloi një incidencë pozitive prej 2,5 në 1.000 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prej gjithsej 150 mijë testesh të kryera në të gjithë Turqinë, të paktën 375 njerëz testuan pozitivë, shkroi Fahrettin Koca në Twitter.

I njëjti studim, tha ai, zbuloi se gati gjysma e 223.315 rasteve me COVID-19Turqi janë në Stamboll, metropoli me gati një të pestën e popullsisë së Turqisë, që deri më tani ka regjistruar gjithashtu më shumë se gjysmën e vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin.

“Në studimin e shqyrtimit të bërë nga ministria jonë, ku 46 për qind e rasteve u zbuluan në Stamboll, ku 2,9 nga çdo 1.000 njerëz të testuar rastësisht u zbulua se ishin pozitivë. Kjo normë është 13,8 për qind më e lartë se pjesa tjetër e vendit”, tha ai shtuar.

Koca u bëri thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm për të mirën e përgjithshme dhe të mos bëjnë asgjë që do të rrezikonte jetët e të tjerëve.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara mbrëmë, Turqia vazhdoi trendin e saj pozitiv të më shumë njerëzve që shërohen nga koronavirusi sesa infektimeve të reja.

Ministri Koca tha se kishte 1.151 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në 206.365, ndërsa 913 persona u infektuan, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 223.315.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button