Koreja e Jugut do t’i hap stadiumet për një numër të kufizuar të tifozëve

Koreja e Jugut ka vendosur të heqë vendimin për ndalesën e pranisë së tifozëve gjatë ndeshjeve të basketbollit dhe futbollit, që u vendos si masë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan se nga e diela do të lejojnë praninë e një numri të kufizuar të tifozëve në ndeshjet e basketbollit ndërsa në stadiumet e futbollit kjo do të lejohet nga 1 gushti.

Theksohet se sallat e basketbollit dhe stadimet e futbollit do të hapen për publikun me 10 për qind të kapacitet.

Në hyrje do të matet temperatura trupore ndërsa tifozët duke respektuar distancën sociale do të ulen në vendet e shënuara.

Më tej thuhet se në aktivitetet sportive maskat do të jenë të obligueshme. Sezoni futbollistik dhe basketbollistik në këtë vend vazhdoi në fillim të majit, pas një pauze prej një muaji për shkak të pandemisë së COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button