Për mediat greke, maqedonasit janë ciganë

“Bota po qeshet me shkupjanet ciganë”, shkruan sot portali informativ grek “Njuznau”, duke e komentuar tekstin e gazetës franceze “Le Point”, ku shkruhet se Maqedonia është shtet që nuk ekziston.

Portali transmeton se gazeta franceze ka shkruar se “shkupjanet nuk kanë identitet dhe prandaj vjedhin histori nga të tjerët”.

Termin shkupjanë ciganë e përdorin disa mediume greke, pasi për herë të parë e përdori deputeti i Agimit të artë, Alijas Panajotaris muajin e kaluar në Kuvendin grek, duke i quajtur kështu maqedonasit.

Zëdhënësi i MPJ-së greke nga ana tjetër, Grigoris Delavekuras,dje u shpreh se nuk dëshiron t’i komentojë pozitat e partive tjera dhe se ky termin assesi nuk e shpreh qëndrimin e Qeverisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button