Stamboll: Pas 86 vjetësh, lutjet e së premtes do të mbahen në ish-muzeun e Shën Sofisë

Pas 86 vjetësh, besimtarët myslimanë në Turqi do t’i mbajnë lutjet e së premtes në objektin e ish-muzeut të Shën Sofisë, të cilin Turqia e ktheu në një xhami, përmes një dekreti presidencial, i cili u dënua ndërkombëtarisht.

President turk, Recep Tayyip Erdogan dhe aleatët e tij konservatorë do të marrin pjesë në lutjet në monumentin që u ndërtua në shekullin e 6-të nga perandori bizantin Justiniani I, si kisha më e madhe në botën e krishterë, shkruan REL.

Mozaikët e krishterë bizantinë, brenda ndërtesës do të mbulohen me perde në kohën e lutjes.

Ajasofia kthehet në xhami, Foto: AA

Shën Sofia, apo siç njihet në Turqi AjaSofia u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman të Kostandinopojës, Stambollit të ditëve të sotme, më 1453.

Statusi i saj u ndryshua në një muze përmes një dekreti të vitit 1934 të nënshkruar nga themeluesi i republikës moderne turke, Mustafa Kemal Ataturk.

Ky vend është një nga atraksionet më të njohura turistike të Turqisë, me 3.7 milionë vizitorë në vitin 2019.

Ajasofia kthehet në xhami, Foto: AA

Vendimi për ta kthyer Shën Sofinë përsëri në një xhami i ka shqetësuar turqit të cilët e shikojnë ndërtesën si emblemë të kushtetutës së tyre laike. Por, masa nuk u dënua gjerësisht nga politikanët e opozitës turke.

Erdogan është zotuar se do ta mbajë të hapur për turistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button