Kroacia me Qeveri të re

Qeveria e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq dhe programi i saj mbrëmë vonë e mori besimin e Parlamentit. Pas debatit tërëditor, për përbërjen e dytë të kabinetit të kryeminsitrit Plenkoviq votuan 76 deputetë nga gjithsej 151, ndërsa kundër u deklaruan 59.

Qeveria e re ka 16, në vend të 20 ministrive të deritanishme, si dhe katër nënkryetarë, Davor Bozhinoviq, Zdravko Mariq, Tomo Medved dhe Boris Millosheviq.

Plenkoviq në fund të debatit iu falënderua deputetëve të cilët e mbështetën programin dhe njerëzve të cilët i prezantoi, por edhe atyre të cilët shprehën kritika dhe mospajtime.

Ai porositi se do të insistojë ta arsyetojë besimin, të cilin e përjeton “si obligim dhe mundësi” për Qeverinë dhe për të gjithë qytetarët kroatë”, njofton MIA.

Kryeministri kroat paralajmëroi edhe se Qeveria do të mundohet të jetë më e hapur ndaj propozimeve të opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button