Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në vend do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla mesatare lokale. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 23 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 37 gradë.

UV indeksi do të arrijë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët mesatare jugore. Pasdite do të ketë kushte për shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 36 gradë.

Gjatë fundjavës në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Në shtunën në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë. Nga e hëna vijon periudhë e motit me diell me rritje të temperaturave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button