Manastir, nga temperaturat e ulëta ngrin edhe treni

Treni i shpejtë i cili qarkullon në relacionin Manastir-Shkup sot në mëngjes nuk ka mundur të arrijë deri në Shkup, me çka është kthyer në stacionin hekurudhor në Manastir. Udhëtarët rrëfejnë se treni sa ishte nisur, ishte ndalur dhe kthyer prapa në stacion.

“Treni u nis me kohë në orën 5.30 minuta. Por, pas vetëm disa kilometrave, ai u ndal sepse nuk mundej më të lëvizte”, rrëfen një nga udhëtarët.

Nga stacioni hekurudhor thonë se treni nuk ka vazhduar për në Shkup për shkak të një defekti të shkaktuar nga temperaturat e ulëta./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button