Sheryl Cole padit “X-Factorin”, kërkon 1.9 milionë dollarë!

Simon Cowell vitin e kaluar e largoi sepse, pretendon ai, shikuesit janë ankuar se nuk e kuptojnë theksin e çuditshëm të britanikes. Këngëtarja britanike e ka paditur producentin e showt.Këngëtarja e bendit “Girls Aloud”, Cheryl Cole, ishte një anëtare jurisë së “X-Factorit” amerikan.

Kolegu i saj 53-vjeçar, Cowell, vitin e kaluar e shkarkoi këngëtaren, sepse, siç pohohet, shikuesit janë ankuar se aspak nuk po e kuptonin theksin e çuditshëm të britanikes së famshme. Ndërsa këngëtarja 29-vjeçare dhe ish-bashkëshortja e futbollistit anglez, Ashley Cole, Cheryl e ka paditur producentin e këtij talent show. Ajo kërkon një kompensim prej rreth 1.9 milionë dollarësh.

Avokati i saj madje kërkoi që asaj t’i dërgohen edhe rrobat që duhej të vishte gjatë transmetimit të emisionit, t’i paguhej qëndrimi, biletat e aeroplanit për fluturimet nga Londra në Los Angeles dhe mëditjet për sigurinë fizike.

Ndërsa kjo nuk është hera e parë që producenti, Cowell, po akuzohet për ‘sjellje’ të tillë, pasi që kohë më parë edhe pasuesja e Cole, këngëtarja amerikane, Nicole Sherzinger, me rastin e largimit pas dy muaj paraqitjeje në këtë talent show, e ka akuzuar Simonin për jo korrektësi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button