Kontrolli i gjendjes pronësore të gjykatësve dhe prokurorëve, Antikorrupsioni pritet të dalë me rezultate pas pushimeve

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit po punon në iniciativën e tyre për kontrollin e pronës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të afërmve apo familjarëve të tyre dhe për shkak të pandemisë me KOVID-19, rezultate mund të priten pas mbarimit të pushimeve verore, njofton Portalb.mk.

“Nuk e di saktë të ju tregoj se kur, pasi e dimë si është situata si me KOVID-in dhe po shkon pak më ngadalë. Sipas asaj që unë i kam njohuritë, fillimisht kërkohen të dhënat nga personat e afërt apo familjarëve nga MPB, nga Kadastra, nga DAP dhe të njëjtat do të sistematizohen dhe do të shohim se çka do të dalë prej asaj. Rezultate mund të ketë pas pushimeve, pastaj do të shohim”, thotë për Portalb.mk, kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.

Sipas paralajmërimeve paraprake, në këtë proces do të përfshihen prej 100 deri në 150 gjykatës.

Portalb.mk, ka disa muaj që shkruan për nevojë ne verifikimit të punës së gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët janë në shënjestër të kritikave për shkak të punës së tyre të anshme dhe joprofeisonale, për të cilat është shkruar dhe thënë si nga faktori i brendshëm edhe nga ai ndërkombëtar.

Paralelisht me Antikorrupsionin, Këshilli Gjyqësor po vazhdon me një inicativë për konstatimin e përgjegjësisë së gjykatësve të cilët i kanë vjetërsuar lëndët, për çka dje ekskluzivisht për Portalb.mk, foli dhe kreu i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev.

“Prej kur ka filluar aksioni, është rritur numri i zgjidhjes së lëndëve të vjetra, megjithatë, ja tani po punohet në analizë për çdo gjykatë në veçanti dhe kur të jetë konferenca, unë do të marrë për obligim që t’u njoftoj që në atë konferencë ku do të ketë tet-a-tet takime mes anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe kryetarëve të gjykatave, të jenë të pranishëm edhe gazetarët dhe mediat, që të mundemi atë aksion ta ngritim në nivel më të lartë në interes të gjyqësorit në tërësi. Pasi që, ja kemi fituar datë për bisedime dhe do të hapen bisedime, gjegjësisht kapitulli 23, dhe ne si gjyqësor patjetër duhet të jemi të gatshëm që t’i japim të dhëna Bashkimit Evropian. Ne po përgatitemi që të gjitha lëndët që janë të vjetruara, të zgjidhen në afat sa më të shkurtër. Jo vetëm ka shkresë cirkulare, por edhe në telefon ju lajmëroj kryetarëve të gjykatave që çdo kryetar të bëjë plan aksional ose program në varësi prej lëndëve të vjetra dhe çdo gjykatës që i ka ato lëndë, duhet të parashohë dinamikë për zgjidhjen e tyre – pra t’u jepet prioritet lëndëve të vjetra. Qëllimi dhe dëshira ime është që deri në fund të vitit, atje ku ka lëndë të vjetra të mbarojnë. Kryetarët e gjykatave  të bëjnë programe për zgjidhjen e këtyre lëndëve”, tha Zdravev.

Iniciativat e Antikorrupsionit dhe Këshillit Gjyqësor erdhën pas thirrjes së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në dhjetor të vitit 2019-të, asokohe kryeministër, i cili kërkoi disa herë që të kontrollohet prona e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe përgjegjësia e atyre që i vjetërsojnë lëndët.

Gjyqesor, gjykata
Gjyqësori

Më 15 dhjetor, kryeministri i atëhershëm tha se na duhet gjyqësor që merr vendime, e jo gjyqësor që vjetërson lëndë.

Kritika të ashpra për gjendjen e gjyqësorit ka dhënë edhe presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e fundvitit në Kuvend, i cili porositi pushtetin e ri që do të zgjidhet nga zgjedhjet e parakohshme të vitit 2020 të fillojë me pastrimin e gjyqësorit, por fillimisht me pastrimin e politikanëve.Më 1 dhjetor, Zaev paralajmëroi masa kundër gjyqësorit, duke thënë që koha është të përballen me qytetarët, të pastrohen të pandershmit.

Se në çfarë gjendje e kemi gjyqësorin, tregon edhe anketa e Institutit Republika Ndërkombëtar (IRI), sipas të cilës 79 përqind e qytetarëve nuk kanë besim në gjyqësorin dhe ky është nivel rekord negativ, që nuk e ka asnjë shtet në rajon.

Reformat në pushtetin gjyqësor vazhdojnë të jenë pika e zezë e  të gjitha pushteteve të deritanishme, të cilat nuk arritën që ta ndajnë nga ndikimet politike. Pandemia e virusit korona i la në hije këto reforma, të cilat përveç se janë të rëndësishme për vetë funksionimin e shtetit ligjor, janë dhe kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e vendit në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button