Trump: Numri i lartë i të rinjve me COVID-19 si rezultat i protestave antiraciste

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duke folur për numrin gjithnjë e më të madh të të rinjve në SHBA që janë pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19), tha se shkaku për këtë mund të jenë protestat antiraciste në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump foli në një konferencë për media në të cilën gjithashtu preku zhvillimet e fundit në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Ai kujtoi se Qeveria amerikane ka ndarë 1.95 miliardë dollarë për 100 milionë doza të një vaksine të mundshme kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), i cili u zhvillua nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech.

Trump tha se shpejtë po përparojnë kur bëhet fjalë për vaksinat dhe trajtimin.

Ai po ashtu theksoi numrin në rritje të të prekurve nga COVID-19 në mesin e popullatës më të re në vend. Trump potencoi se arsyeja për këtë mund të jenë protestat antiraciste të organizuara gjatë muajit maj në të gjithë SHBA-në.

“Mund të ketë shkaqe të ndryshme për rritjen e numrit të të prekurve në mesin e popullatës më të re. Numri i rasteve filloi të rritet menjëherë pas protestave. Ka shumë të ngjarë që këto protesta shkaktuan relaksim të konsiderueshëm. Për më tepër, udhëtimet, tubimet gjatë pushimeve dhe turmat në plazhe gjithashtu mund të rrisin numrin e rasteve me COVID-19″, tha Trump.

Ndryshe, SHBA-të momentalisht janë shteti më i goditur nga pandemia e koronavirusit, me më shumë se 4 milionë raste dhe mbi 146 mijë të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button