Spanjë: Studimi i ri zbuloi një simptomë të re të koronavirusit

Sipas një studimi të ri të kryer në Spanjë, plagët në gojë dhe pikat në qiellëz mund të jenë një simptomë e re e koronavirusit, shkruan Class.

Studimi ka treguar se një e treta e pacientëve të prekur nga Covid-19 me acarime të lëkurës në krahë dhe këmbë, kishin edhe njolla ose plagë në qiellëz. U vu re se këto shenja shfaqeshin rreth 2 javë pasi njerëzit e prekur nga Covid-19 përjetonin simptomat e zakonta të virusit, si temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje.

Skuadra e Spitalit Universitar Ramon y Cajal në Madrid tha se doktorët dhe infermierët duhet të ekzaminojnë kavitetet orale të pacientëve të konfirmuar ose dyshuar me Covid-19, për të parë nëse ata i kanë këto shenja.

Në fillim të pandemisë Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (Centers for Disease Control and Prevention) publikuan 3 simptoma të virusit – temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Ndërsa në prill lista u zgjerua me më shumë shenja të infeksionit, si: ethe, dhimbje muskujsh, dhimbje koke, dhimbje grykësh dhe humbje të shijimit dhe nuhatjes.

Ekspertët e shëndetit kanë thënë se sa më shumë mësohet rreth koronavirusit, aq më shumë simptoma të reja mund të zbulohen.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button