954 të infektuar me virusin korona në Tetovë dhe rrethinë, 557 janë shëruar

Në Tetovë dhe komunat përreth numri i të infektuarve me COVID-19 vazhdimisht ka shkuar në rritje. Nga personat e diagnostikuar me COVID-19 numri i përgjithshëm është 954, ku 557 persona janë shëruar kurse 67 kanë ndërruar jetë, shkruan Portalb.mk

Sipas komunave ky numër është si vijon:

-Komuna e Tetovës 592
-Komuna e Bogovinës 94
-Komuna e Tearcës 89
-Komuna e Bërvenicës 54
-Komuna e Jegunovcës 57

-dhe Komuna е Zhelinës 68 të infektuar

Edhe pse ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve, në krahasim me 1 muaj më parë numri i rasteve aktive me COVID-19 në komunën e Tetovës dhe 5 komunat përreth është reduktuar nga 390 në 330 sa janë rastet aktive deri më sot.

Nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës treguan se SPB Tetovë, dhe inspektorati shtetëror i tregut bëjnë kontrolle të shtuara për sa i përket respektimit të masave mbrojtëse nga qytetarët.

Ndryshe, ata u drejtohen të gjithë qytetarëve që të përmbahen prej grumbullimeve dhe ahengjeve të ndryshme familjare ku nuk respektohet distanca dhe ka më shumë se 50 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button