Transporti falas nuk u mundësohet të gjithë personave me invaliditet

Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë nga Qyteti i Shkupit të ulet kriteri nga 60 në 50 për qind të dëmtuar për të shfrytëzuar transportin publik falas.

Para disa ditëve Qyteti i Shkupit ka ndarë mbi 2 mijë bileta falas për personat me nevoja të posaçme.

Elvad Muharremi, kryetar i Shoqatës së invalidëve ‘Shpresa’ në Shkup, thotë se këtë të drejtë e kanë fituar rreth 50 anëtarë të tyre.

‘Ky është viti i pestë që anëtarë të shoqatës sonë marrin bileta vjetore pa pagesë për të shfrytëzuar autobusët e qytetit, këtë vit këtë të drejtë e kanë fituar 46 persona’ tha Muharremi.

Kriteret për të fituar këtë të drejtë sipas Muharremit deri vitin e kaluar kanë qenë që personi të në 60 për qind në trupin e tij. 

Mirëpo Muharremi thotë se këta kërkojnë që të ulet ky kriter në 50 për qind, që të drejtën ta shfrytëzojnë më tepër persona.

‘Deri më herët kriter për të fituar këtë drejtë ishte që personi me aftësi të kufizuara të jetë i dëmtuar 70 për qind, tani kriteri është ulur në 60 për qind. Mirëpo mendoj se duhet të ulet në 50 për qind që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë më shumë persona. Megjithëse shumë më mirë do të ishte që transportin ta shfrytëzojnë disa herë në javë falas të gjithë personat me aftësi të kufizuara’ tha Muharremi.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se asnjë nga Organizatat apo shoqatat e personave me handikap deri tani nuk kanë kërkuar që transporti të shfrytëzohet falas disa herë në javë siç e kanë të rregulluar me ligj pensionistët, ndërsa kërkesa e vetme nga shoqatat e personave me aftësi të kufizuara ishin biletat vjetore të cilat i kanë siguruar për 2 mijë persona./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button