RMV, jetë nate në mes pandemisë: Për argëtim ka kohë, tani të kujdesemi për shëndetin tonë

Katër muaj pas paraqitjes së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, jeta e të rinjve duket shumë ndryshe. Kufijtë e mbyllur dhe rekomandimet nga organet kompetente për distancë sociale kanë imponuar opsione të kufizuara për udhëtim, dalje dhe shoqëri. Pandemia më së shumti e ka goditur jetën e natës së të rinjve. Kafe-baret, restorantet dhe kafenetë punojnë me kapacitete të kufizuara, ndërsa për klubet e natës ende nuk ka rekomandim nga Komisioni për sëmundje infektive që ato mund të fillojnë me punë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Pjesa më e madhe, përkatësisht 30 përqind e të rinjve, thonë që jeta sociale pak u është ndryshuar nga fillimi i pandemisë, ka treguar sondazhi të cilin e realizoi “Meta.mk” në fillim të këtij muaji. Sipas të njëjtit, koronavirusi tërësisht e ka ndryshuar kohën me shoqërimin me shokët për 26,6 përqind të të intervistuarve, ndërsa 8,2 përqind janë përgjigjur që pas paraqitjes së kovid-19, jeta e tyre sociale nuk ka ndryshuar fare.

Megjithatë, pothuaj të gjithë të rinjtë pajtohen që u mungon jeta e natës.

Mirëpo, relaksimi i masave duket sikur ka rezultuar edhe me relaksim të kujdesit nga ana e qytetarëve. Kështu, në disa momente fitohej përshtypja që gjithçka funksionon normalisht dhe se nuk ka pandemi virusi, për shkak se në rrjetet sociale mund të vërehej si të rinjtë nga qytete të ndryshme disa ditë me radhë postojnë foto dhe video nga argëtimet ku kanë qenë.

Edhe pse kanapetë ende janë të ndaluara në lokale, në disa nga filmimet dhe fotografitë mund të shihet si të njëjtat janë rregulluar për t’u përdorur, gjatë kësaj pa u respektuar rekomandimet për distancë të detyrueshme ndërmjet vizitorëve. Për shkak të këtyre kundërvajtjeve, Inspektorati Shtetëror i Tregut e mbylli diskotekën “Avatar” në Strumicë, si dhe pishinën e qytetit në Vinicë. Të gjitha lokalet tjera ku masat nuk janë respektuar në periudhën e njëjtë, kanë kaluar me dënime më të vogla ose me paralajmërime.

Ekstrakte nga videot nga argëtimet në Strumicë (majtë), Vinicë (në mes) dhe dyert e mbyllura të klubit “Avatar” (djathtë) / foto: rrjete sociale

Kjo tregon se sa të rinjtë në shtet nuk kanë durim për kthim të jetës së natës siç e kanë njohur para dukurisë së pandemisë.

Mirëpo, jo të gjithë tunden nga joshja për t’u zbavitur. Për Rosana Jovanova nga Shtipi, shëndeti i familjes është më i rëndësishëm nga daljet e natës. Ajo për “Meta.mk” thotë që pothuaj çdo segment i jetës i është ndryshuar për shkak të koronavirusit dhe që ekzistojnë gjëra shumë më serioze të cilat kanë prioritet në krahasim me zbavitjet e natës.

“Personalisht i shmang kafenetë dhe kafe-baret dhe vlerësoj që të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës dhe duhet të adaptohen me të njëjtën. Fakt është që situatat e sapokrijuar na hutoi dhe tërësisht na e ndryshoi mënyrën e jetës. Kuptohet që më mungojnë zbavitjet dhe shëtitjet, sikur edhe çdo të riu, por vet ideja që mund të mungojë anëtar i familjes më bën të përmbahem nga të gjitha punët. Konsideroj që të gjithë duhet të kemi durim dhe që në moment të këtillë duhet të veprojmë në mënyrë racionale”, thotë Jovanova.

Ajo shton që në vend që të rrezikohet në diskoteka të stërmbushura, ekzistojnë mënyra të sigurta si të kompensohet për mundësitë e humbura për argëtim.

Rosana Jovanova / foto: arkiv personal

“Ekzistojnë mënyra të ndryshme për shoqërim, larg prej lokaleve. Unë për shembull, me miqtë, këtë periudhë e kompensoj për kohën e humbur në mënyrë që kohën së bashku e kalojmë në natyrë. Bjeshkatari, kamping gjatë fundjavës, ekzistojnë shumë opsione për aktivitete të ndryshme dhe në lokacione të ndryshme, ndërsa gjatë kësaj të jemi bashkë në shoqëri. Njëkohësisht njoftohemi edhe me bukuritë në zonën tonë, duke vizituar vende në të cilat paraprakisht nuk kemi qenë ose fare nuk e kemi ditur që ekzistojnë”thotë Jovanova.

 

Gjorgji Mitevski është nga Demir Hisar dhe thotë që të rinjtë mund të kënaqen dhe të zbaviten edhe pa jetë nate edhe pa shëtitjet gjatë natës. Ai më së shpeshti kohën e kalon në mesin e familjes dhe shokët më të afërt.

“Kuptohet që kam vizituar disa vende, kafe-bare dhe restorante, por më së shpeshti jam në shtëpi. Këtu organizojmë edhe kafe-takime dhe festa të qeta. Sipas meje grumbullimet e këtilla janë madje më të mira për të rinjtë për shkak se në këtë mënyrë kemi më shumë kohë për vete dhe për miqtë e afërt, pra edhe kështu mund të krijojmë kujtime të bukura së bashku. Jeta e natës kuptohet që mungon, mirëpo nga ne varet nëse do ta pranojmë atë “në mënyrë tragjike”, thotë Mitevski.

Që ekzistojnë mënyra më të sigurta për të kaluar kohë bashkë me shokët pajtohet edhe Anita Andonova. Ajo thotë që jeta në Gjevgjeli po fillon të kthehet në normalitet, sikur ka kaluar pandemia, ndërsa arsyen për atë e sheh në mos informim.

Anita Andonova / foto: arkiv personal

“Sipas meje mungon vetëdije te të rinjtë dhe përgjithësisht te qytetarët, për rrezikun nga daljet. Mendoj që në këto momente duhet të mendojmë edhe për punonjësit shëndetësorë, psikologët, farmakologët dhe të gjithë ata që punojnë vazhdimisht për një shoqëri funksionale, përkatësisht për të gjithë neve. Të gjithëve na mungojnë daljet e natës, mirëpo konsideroj që sigurinë dhe shëndetin duhet t’i kemi në vend të parë. Për argëtim kemi kohë, tani të kujdesemi për shëndetin tonë”, thotë Andonova.

Të gjithë bashkëbiseduesit pajtohen që madje edhe në kohë pandemie mund të funksionojë një jetë nate më mirë e organizuar, mirëpo për këtë nevojiten protokolle të përcaktuara me kujdes dhe çka është më e rëndësishme, nivel i lartë i vetëdijes edhe te qytetarët edhe te hotelierët.

“Mund t’u ofrohet kënaqësi të rinjve edhe në situatë të këtillë, mirëpo gjithë kjo duhet të organizohet shumë mirë dhe me kujdes. Gjithë kjo mund të jetë në një vend të hapur, kuptohet duke mbajtur distancë dhe sipas mundësisë mbajtje të maskave. Megjithatë, personalisht konsideroj që edhe në rast aprovohet hapja e lokaleve, çfarë do kufizime që të ketë, të njëjtat nuk do të respektohen nga të rinjtë dhe qytetarët. Prandaj unë me siguri nuk do të shkoj në klube”, shton Andonova.

Herën e fundit zbavitjet dhe daljet në klube ishin të lejuara në mars, para se të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në shtet, ndërsa pastaj edhe orë të gjata policore për të gjithë qytetarët. Prej atëherë të rinjtë jetojnë një përditshmëri më ndryshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button