fbpx

Njerëzit kanë më shumë gjasa të preken nga Covid-19 në shtëpi

Epidemiologët e Koresë së Jugut zbuluan se njerëzit kanë më shumë të ngjarë të preken nga koronavirusi nga anëtarët e familjes sesa nga kontaktet jashtë shtëpisë, shkruan Class.

Një studim i botuar në Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hulumtoi në detaje 5706 pacientë të cilët ishin testuar dhe kishin rezultuar pozitivë me koronavirus dhe më shumë se 59 mijë persona që kishin pasur kontakt me ta.

Gjetjet treguan se vetëm dy nga 100 të infektuarit ishin prekur nga virusi prej kontakteve jashtë shtëpisë, ndërsa 1 në 10 ishin prekur me Covid-19 nga familjarët e tyre.

Sipas grupmoshës, shkalla e infeksionit brenda familjes ishte më e lartë kur rastet e para të konfirmuara ishin adoleshentë, ose persona të moshës 60-70 vjeç.

“Kjo ndoshta për shkak se këto grupmosha kanë më shumë të ngjarë të jenë në kontakt të ngushtë me anëtarët e tjerë të familje, pasi grupi ka më shumë nevojë për mbrojtje ose mbështetje”, tha Jeong Eun-kyeong, një nga autorët e studimit.

Fëmijët e moshës nëntë vjeç e poshtë ishin më pak të prekurit, tha Dr. Choe Young-june, profesor asistent i Kolegjit të Mjekësisë në Universitetin Hallym, i cili drejtonte punën, megjithëse ai vuri në dukje se në studim ishin marrë vetëm 29 mostra në krahasim me 1,695 të rinj të grupmoshës 20 deri në 29 vjeç që u morën në studim.

Fëmijët me Covid-19 gjithashtu kishin më shumë të ngjarë të ishin asimptomatikë sesa të rriturit, gjë që e bëri më të vështirë identifikimin e rasteve të indeksit brenda këtij grupi.

Të dhënat për studimin u mblodhën midis 20 janarit dhe 27 marsit, kur koronavirusi po përhapej në mënyrë eksponenciale, ndërsa rastet ditore në Korenë e Jugut arritën kulmin e tyre

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close