Haradinaj pajtoi Thaçin e Selmanin

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka ulur në një tryezë të përbashkët dy rivalët politik, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe Imer Selmanin, ish-kreun e DR- së, partia që u formua pas shkëputjes nga PDSH-ja.

Takimi konfirmohet për INA nga Shpëtim Selmanaj, shefi i kabinetit të liderit të  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

“Po është zhvilluar një takim i tillë dhe nuk ka të keqe asgjë”, ka sqaruar Selmanaj, i cili ka publikuar fotot e takimit. 

Thaçi dhe Selmani kanë drekuar bashkërisht në ambientet e hotelit “Aleksandar Palace” në Shkup, me praninë e Haradinaj. Takimi ka vijuar disa orë, ndërsa jo është vlerësuar si një afrim të dy rivalëve politik, në një kohë kur Demokracia e Re e udhëhequr nga Kastriot Haxhirexha tashmë është pjesë e koalicionit me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button