Strugë, Sela nis fushatën me rininë

Është koha e ndryshimeve të mëdha është koha e investimeve të mëdha konkrete,është koha e ndryshimeve rrënjësore në mënyrën e të menduarit i porositi kandidati i PDSH-së për komunën e Strugës Ziadin Sela të rinjtë e shumtë që ishin tubuar në sallën e Këshillit komunal të Strugës, nga ku sot PDSH-ja nisi fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në këtë qytet.

Sela tha se nisi fushatën me rinin sepse ajo vepron dhe mendon me zemër pa interes, por me perspektivë. 

”Ne të gjithë sidomos rinia e sotme janë amaneti i gjeneratave të tëra. Ju që jeni sot këtu prezentë jeni amaneti i luftërave të Betejës së Petrinjës,jeni amaneti i Demir Lenës i Riza Ajros, jeni amaneti i Naser Hanit i Aliriza Llogës. Jeni amaneti i Arif Vincës i Nuri Mazarit dhe të gjithë atyre që në shekuj kanë derdhur djersë dhe gjak. Ne jemi amanti i milona tonëve lot të derdhur nga nënat dhe motrat tona” tha veç tjerash Sela para rinisë strugane.

Motoja jonë në këto zgjedhje do të jetë ‘Ndershmëri, Investim dhe Transparencë’ tha Sela para të pranishmëve.

“Ne jemi ndryshe sepse besojmë në zotë, besojmë në komb, familje, arsimim, kulturë mbi të gjitha besojmë në perspektiv. Ne jemi ndryshe sepse jemi faqebardhë. Prandaj kemi dhe moton Ndershmëri,Investime dhe Transparencë. Fjalën Struga shqiptare ta kthejmë në realitet sepse Struga deri tani përditë edhe më pakë ka shqiptarë sepse rinia nuk gjen perspektivë dhe merr rrugët e kurbetit. Ti themi sot stop kësaj qeverisje, ti themi tani stop keqpërdorimit të mundit ,djersës ,gjakut të gjithë atyre flijuan për të mirën e përgjithshme tonën”përfundoi fjalimin e tij të parë në ditën e parë të fushatës Ziadin Sela. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button