Të jesh njeri

Të jesh njeri është dhurëti,

cilësi që shumëkush e ka lakmi,

andaj ti që ke tolerancë dhe mirësi,

durim, pastërti e ndjeshmëri,

e meriton me shumë lehtësi

thënien e vlertë: “Ti vërtet je njeri”.

 

Ai që nuk ka hiç burrëri,

që sillet pa përgjegjësi

e që flet me demagogji,

ai që të tjerëve ua ka zili

e që është i gatshëm për tradhti,

nuk e meriton kurrë t’i thuash njeri.

 

Të jesh njeri nuk ka filozofi,

por duhet t’i kesh këto cilësi:

i mirë, i urtë, i drejtë, i qeshur,

i ndershëm dhe i sjellshëm,

i vendosur dhe i pamposhtur,

i arsyeshëm dhe i zellshëm.

 

Të jesh njeri nuk është punë e lehtë,

është epitet i rëndësishëm në këtë jetë,

një libër i madh me shumë e shumë fletë,

andaj mos lejo që të të plasë delli i marres,

por puno drejt e me nder që bota të thotë:

“Ky është njeri me plot kuptimin e fjalës”.

 

Njeri të jesh dhe dije të kesh

është prestigj, është privilegj,

falënderohu për këtë peshqesh,

dhuroju të tjerëve besim e dashuri,

buzëqeshje, ngrohtësi e lumturi,

sepse ti vërtet je i dhembshur, je njeri.

Autor: Bekim Ramadani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button