Në Pollog tre vite nuk ka denoncues, as kërkesa për transparencë të institucioneve

Në rajonin e Pollogut tre vite nuk ka pasur asnjë denoncim nga ana e denoncuesve, ndërsa pothuaj fare nuk përdoren as mundësitë për qasje tek informatat me karakter publik, as e drejta për parashtrim të parashtresës apo propozimit në institucion.

Këto janë konkluzionet nga raporti për monitorim mbi aplikimin e Ligjit për mbrojtje të denoncuesve, Ligjit për qasje të lirë tek informatat me karakter publik dhe Ligjit për veprim sipas parashtresave dhe propozime në 25 institucione publike në pesë komuna të zgjedhura në vend, që sot e publikoi Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE), shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Hulumtimi në rajonin e planit të Pollogut ka përfshirë pesë institucione: Komuna e Tetovës, Gjimnazi i Dytë “7 marsi” – Tetovë, Gjykata themelore – Tetovë, Spitali klinik – Tetovë dhe enti publik Qendra ndër-komunale për punë sociale – Tetovë. Pothuaj asnjëri institucion në internet-faqen e vet nuk i publikon të dhënat e kontaktit për personat e angazhuar për pranim të paraqitjeve nga denoncuesit, për qasje të lirë tek informatat me karakter publik si dhe për parashtresa dhe propozime.

“Mungojnë trajnime për personat që veprojnë në bazë të ligjeve të përmendura. Përkatësisht, nuk mundësohet mbindërtim profesional dhe specializim për këta persona”, thuhet në raport.

Komuna Tetovë fare nuk është përgjigjur në asnjë kërkesë për informatë nga IHSE.

Vetëm Spitali klinik – Tetovë ka caktuar person për pranim dhe veprim sipas paraqitjeve të denoncuesve dhe akte interne me të cilat rregullohen procedurat e brendshme për denoncim, ndërsa në Gjimnazin e Dytë “7 marsi” – Tetovë obligimet për pranim dhe veprim sipas paraqitjeve të denoncuesve i kryen personi udhëheqës. Askush, në asnjë institucioneve nuk ka qenë në trajnim për veprim me denoncues.

Dy nga pesë institucione, tre vite nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për qasje të lirë tek informatat.

“Kjo tregon që instrumenti për sigurim të dukshmërisë dhe transparencës aspak nuk është përdorur”, konstatohet në raport.

Gjykata Themelore për tre vite ka pranuar 28 kërkesa për qasje të lirë tek informatat, Spitali klinik – Tetovë ka pranuar 9 kërkesa, ndërsa Gjimnazi i Dytë “7 marsi” – Tetovë dhe Enti publik – Qendra ndër-komunale për punë sociale – Tetovë, i vetmi që nuk ka person të përcaktuar për veprim për kërkesa të këtilla, nuk kanë pranuar asnjë kërkesë. Vetëm nga spitali është thënë që janë përgjigjur në të gjitha kërkesat në afat ligjor.

“Analiza e kërkesave të pranuara për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, ka treguar që bëhet fjalë për numër shumë të vogël të kërkesave të pranuara, nëse merret parasysh që bëhet fjalë për periudhë prej tre viteve”, thuhet në raport.

Shumë është i vogël numri i parashtresave sipas Ligjit për veprim me parashtresa dhe propozime, ndërsa tre prej institucioneve nuk kanë pranuar asnjë parashtresë apo propozim për tre vite.

“Gjendja faktike tregon që edhe një instrument për sigurim të dukshmërisë dhe transparencës nuk është përdorur fare”, theksohet në raport.

Gjykata Themelore Tetovë dhe Spitali klinik kanë deklaruar që kanë angazhuar persona për veprim sipas këtij ligji, mirëpo Gjykata është institucioni i vetëm i cili në periudhën prej tre viteve ka pranuar propozime dhe parashtresa, gjithsej 54 dhe në të gjitha është përgjigjur.

Asnjë nga institucionet në internet faqen e vet nuk ka të dhëna kontakti për personin që vepron për parashtresat dhe propozimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button