Maqedonia pret 3 miliardë euro nga buxheti i ardhshëm shtatëvjeçar i BE-së

Maqedonia mund të llogaritë në pothuaj 3 miliardë euro ndihmë të drejtpërdrejtë evropiane nga buxheti i ri i miratuar shtatëvjeçar i BE-së dhe nga fondi për rimëkëmbje të BE-së të cilat janë në shumë prej 1.824 miliardë euro. Pas negociatave të gjata në kushte të pandemisë globale me kovid-19, liderët evropian në Bruksel u pajtuan rreth shpenzimeve për shtatë vitet e ardhshme. Përveç për buxhetin, ata u morën vesh që edhe fondi për rimëkëmbje të BE-së të shpërndahet në formë të granteve prej 312,5 miliardë euro dhe kredi prej 360 miliardë euro”, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Këto mjete për rimëkëmbjen e ekonomive të BE-së nga Kovid-19 do të shpenzohen nëpërmjet Mekanizmit të ri për ripërtëritje (Recovery and Resilience Facility – RRF) dhe do t’u ndihmojnë vendeve për të shpëtuar ekonomitë e tyre në krizën e shkaktuar nga pandemia e kovid-19 .

– Pakoja financiare e BE-së është hap shumë i rëndësishëm për ekonominë e shteteve evropiane me të cilën bëhet përafrim i unionit fiskal, diçka që ka munguar deri tani. Për atë është debatuar kohë të gjatë, mirëpo disi kriza i përshpejtoi këto procese. Mirë është që planifikohen mjete edhe për vendet që nuk janë anëtare të BE-së, sikur Maqedonia, e cila pritet deri në fund të këtij viti t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE – thotë për “Meta.mk” Zoran Jovanovski, këshilltari kryesor për çështje ekonomike në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Ai thotë që në situatë të koronakrizës, ne mirëpresim çdo euro dhe është me rëndësi të transferohet nëpër kanale efikase në segmentet më të rëndësishme të ekonomisë që të fitohen efektet më të mëdha.

– Të mos ndodh paratë të zhduken diku gjatë rrugës, por të orientohen drejt vendeve të vërteta. Për vendin tonë kjo përkrahje është me rëndësi të veçantë, në gjendje kur të gjithë së bashku duhet t’i zbatojmë si duhet negociatat për anëtarësim në BE që na hapë mundësi më të mëdha për rritje ekonomike. Me rëndësi është që paratë të dedikohen përmes mekanizmave drejt sektorit privat, i cili më së shumti ka qenë dhe është i prekur nga koronakriza. Duhet patjetër ta ruajmë, për shkak se ekonomia në përqindjen më të madhe varet nga ai sektor – thekson Zoran Jovanovski.

Përndryshe, nga shuma totale e buxhetit të BE-së prej 1.824 miliardë euro për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027, 1.074 miliardë euro janë lidhur me fondin për rinovim të vendeve-anëtare të BE-së nga kovid-19, në lartësi prej 750 miliardë euro. Ky fond do të financohet me ngarkim me borxh të përbashkët të BE-së në tregjet botërore për kapital, ndërsa afati për kredinë është deri në fund të vitit 2058. Ndihmën më të madhe financiare si grant do ta fitojnë ato shtete të cilat kanë pësuar më së shumti nga koronavirusi. Për Spanjën dhe Italinë janë dedikuar nga 140 miliardë euro, si vende me viktima të mëdha në luftën me epideminë.

Në suaza të këtyre mjeteve nga buxheti i BE-së në shtatë vitet e ardhshme janë paraparë 12,5 miliardë euro edhe për ndihmë paraaderuese (IPA) për vendet që janë në proces të eurointegrimit, për çka në periudhën e kaluar buxhetore për IPA fondet janë ndarë 11,7 milionë euro.

Sipas Stefan Ristovskit, hulumtues në Institutin për politikë evropiane, kjo shumë e zmadhuar e mjeteve është për t’u përshëndetur dhe do të ishte mirë ato të shfrytëzohen në vendin e duhur, për realizim të projekteve serioze të planifikuara dhe mundësi për edhe më shumë të reja. Ai thotë që, konkretisht në këtë moment nuk mund të thuhet se për cilin projekt sa mjete do të shpenzohen, megjithatë, nevojitet ato të dedikohen për IPA projekte serioze të cilat përfshijnë fuqizim të institucioneve, bashkëpunim ndërkufitar me vendet fqinjë, zhvillim rajonal që përfshin transportin, mjedisin jetësor dhe konkurrencë, zhvillim të resurseve njerëzore dhe zhvillim rural.

LSDM sot doli me komunikatë që tre miliardë eurot nga buxheti i BE-së për periudhën e ardhshme shtatëvjeçare për vendin tonë janë mjete për gjeneratën e tretë të ndihmës paraaderuese IPA 3.

“Këto mjete janë përkrahje në grantet dhe projektet dhe konsiderueshëm do ta përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe kapacitetin reformues. Kjo donë të thotë mjete dhe projekte në fushën e transportit dhe infrastrukturës, në bujqësi dhe mjedis jetësor, në zhvillimin ekonomik, në drejtësi dhe reformat për sundimin e të drejtës dhe fusha tjera kyçe që janë identifikuar me partnerët evropian”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë që mjetet janë vendimtare për përkrahjen e negociatave të shtetit tonë në periudhën e ardhshme shtatëvjeçare dhe janë sinjal i rëndësishëm si shtet që i nis negociatat me BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button