Serbia pranon se i ka dërguar armë Armenisë

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Ljajiç, ka pranuar se vendi i tij ka dërguar armë në Armeni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në Beograd, Ljajiç tha se një kompani private ka dërguar armë në Armeni këtë vit.

“Unë nuk mund ta them emrin e kompanisë. Në maj dhe qershor u realizuan dy dërgesa me pistoleta dhe pushka. Vlera e tyre është më pak se një milion euro”, tha Ljajiç.

Ai theksoi se nuk dëshirojnë dëmtim të marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Serbisë.

“Kompanitë kombëtare nuk ishin pjesë e dërgesës. Kur bëhet fjalë për dërgimin e armëve, miratimi merret nga Ministria e Punëve të Jashtme, e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA). Nëse këto katër institucione japin mendim pozitiv, armët mund të dërgohen”, shtoi Ljajiç.

Ljajiç deklaroi se nuk ka sanksione të vendosura ndaj Armenisë nga institucionet ndërkombëtare.

“Është jashtëzakonisht e vështirë të refuzohet një kërkesë përderisa nuk ka sanksione zyrtare”, tha ai.

Ndryshe, deklarata e Serbisë erdhi pasi në fillim të javës, e ngarkuara me punë e Serbisë në Azerbajxhan, Danica Veinoviq, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit me arsyetimin se vendi i saj ka dërguar armë në Armeni në kohën e përleshjeve në kufirin Armeni-Azerbajxhan.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, zëvendësministri Halef Halefov, i cili e ka pranuar diplomaten serbe, ka thënë se kanë marrë informacion të besueshëm dhe të verifikuar se një sasi e madhe municionesh, që përbëhej nga predha mortajash dhe predha të tjera të kalibrit të ndryshëm, është dërguar nga Serbia në Armeni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button