RMV, në 24 orët e fundit 10 persona ndërruan jetë nga KOVID-19, 137 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në RMV 10 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 137 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 131 janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 9.547, të vdekurve 442, të shëruarve 5.071, ndërkaq për momentin në vend kemi 4.034 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“5 pacientë të vdekur ka nga Shkupi, dy nga Kumanovë, nga një nga Tetova, Gostivari dhe Radovishi. Në Klinikën Infektive të Shkupit ka ndërruar jetë një pacient 66-vjeçar. Në Spitalin “8-Shtatori” kanë ndërruar jetë pesë pacientë të moshës 79, 76, 82, 61 dhe 72-vjeçare. Në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive të Bardha në Kozle ka ndërruar jetë një 81-vjeçar. Në Spitalin e Kumanovës ka ndërruar jetë një pacient në moshën 80-vjeçare. Në Spitalin e Gostivarit ka ndërruar jetë një pacient në moshën 63-vjeçare, në Filipi i Dytë ka ndërruar jetë një pacient në moshën 67-vjeçare”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

  • Shkup 64
  • Shtip 19
  • Strugë 14
  • Kumanovë 7
  • Tetovë 7
  • Gostivar 6
  • Ohër 5
  • Kërçovë 4
  • Sveti Nikole 3
  • Manastir 2
  • Radovish 2
  • Prilep 1
  • Veles 1
  • Krushevë 1
  • Demir Hisar 1

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

  • Shkup 41
  • Ohër 36
  • Strugë 25
  • Tetovë 11
  • Shtip 10
  • Gostivar 5
  • Veles 3

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar

  • Shkup 4413, aktive 1909
  • Tetovë 962, aktive 297
  • Kumanovë 940, aktive 252
  • Shtip 659, aktive 333
  • Strugë 391, aktive 184
  • Gostivar 321, aktive 207
  • Prielp 313, aktive 56
  • Ohër 250, aktive 99
  • Veles 209, aktive 27
  • Sveti Nikole 205, aktive 190
  • Dibër 175, aktive 112
  • Resnjë 141, aktive 57
  • Kërçovë 105, aktive 86
  • Manasitr 96, aktive 51
  • Koçan 90, aktive 22
  • Probishtip 46, aktive 29
  • Kavadar 32, aktive 18
  • Strumicë 31, aktive 22
  • Radovish 28, aktive 23
  • Negotinë 23, aktive 3
  • Kriva Pallankë 22, aktive 8
  • Demir Hisar 19, aktive 17
  • Gjevgjeli 19, aktive 8
  • Krushevë 14, aktive 9
  • Kratovë 12, aktive 7
  • Makedonski Brod 10, aktive 6
  • Pehçevë 6, aktive 0
  • Vallandovë 6, aktive 0
  • Berovë 4, aktive 1
  • Vinicë 4, aktive 1
  • Dellçevë 1, aktive 0

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.437 testime, ndërkaq prej fillimit të pandemisë janë bërë gjithsej 89.703 testime për KOVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button