fbpx

Në të gjithë botën numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në rreth 15 milionë

të gjithë botën ka shkuar në rreth 15 milionë (15,123,688) numri i të prekurve me COVID-19 e në më shumë se 620 mijë i atyre që kanë ndërruar jetë duke humbur betejën me sëmundjen, njofton Top Channel.

Shtetet e Bashkuara, Brazili e India janë në treshen e parë në botë si vendet me shifrat më të larta të rasteve të konfirmuara. Sa i përket viktimave, krahas Amerikës e Brazilit, e treta është Britania e Madhe, që ka numrin më të madh të atyre që kanë humbur jetën në Europë nga koronavirusi.

Brazili, shteti i dytë më i prekur në botë nga COVID-19. Numri total i viktimave arriti në 81 mijë e 597 dhe ai i rasteve të konfirmuara në 2,166,532.

Meksikë, ka shkuar në 40 mijë e 400 numri i përgjithshëm i viktimave dhe në 356 mijë e 255 atë të rasteve të konfirmuara.

Mbretëria e Bashkuar ka 5422 të vdekur dhe 295,817 të infektuar nga koronavirusi i ri deri më tani.

Francë, numri i personave të infektuar me COVID-19 në vend është rritur me 584 në 24 orët e fundit duke arritur në 208 mijë 912.

Italia bëri me dije se 15 persona vdiqën gjatë ditës së fundit për shkak të llojit të ri të koronavirusit duke e çuar numrin total të viktimave në 35 mijë 73. Në këtë shtet, ku numri i rasteve aktive ra në 12 mijë e 284, ditën e kaluar u regjistruan 129 raste të reja.

Kurse në Spanjë, COVID-19 shkaktoi 2 viktima dhe 529 të infektuar në 24 orët e fundit. Kështu numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus arriti në 28 mijë e 424 ai i rasteve të konfirmuara në 266 mijë 194. Qeveria autonome e Katalonjës, e cila jep shifra të ndryshme nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë, raportoi diagnostikimin e 590 rasteve të reja gjatë ditës së fundit në rajon.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close