Izet Zeqiri filloi fushatën me EVN-në

Kandidati i RDK-së për Tetovës Izet Zeqirie ka filluar fushatën  e tij parazgjedhore para kompanisë EVN njësia rajonale në Tetovë duke akuzuar këtë kompani për moskorrektësi ndaj qytetarëve.

“Kjo  kompani vetëm në vendin ku grumbullon të holla  e ka të shkruar në gjuhën shqipe ndërsa në  faturat janë vetëm në gjuhën maqedonase . Kjo kompani  ka shifra marramendëse edhe sa i përket kyçjes në rrjetin e tyre. Për një kyçje rrotullohen nga  500 deri në 3 000  mijë euro, ndërsa sa i përket rrymës ne paguajë rrymë si në Austri ndërsa një rrogë atje sillet nga 2500 euro, kurse  këtu rroga vjetore e një qytetari është rreth 2500 euro. Faj ka edhe komuna sepse lejon që në disa lagje që nuk  kanë  plan urbanistik të paguajnë  shifra marramendëse për një kyçje” tha Zeqiri.

Kandidati i RDK-së për Tetovë tha se ai në këtë fushatë  nuk do të merret me oponentët  por  me problemet e qytetarëve. /Portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button