BDI: Nuk kishte të shtëna në Reçicë

Edhe përkundër konfirmimit të policisë së Tetovës se ka pasur të shtëna, Bashkimi Demokratik për Integrim i përgënjeshtron pohimet se në afërsi të Shtabit të BDI-së në lagjenë Reçicë e Vogël në Tetovë ka pasur çfarë do llojë incidenti.

“Informacionet e tilla janë të pavërteta dhe janë në kundërshtim me angazhimin tonë për zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike, që është parim kryesor i BDI-së” thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Më herët nga MPB Tetovë lajmëruan se mbrëmë nga ora 21 e 30 minuta disa persona të panjohur kanë shtënë me pistoleta gazi në afërsi të shtabit të BDI-së në Reçicë të Vogël. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button