E Majta” i dorëzoi Gjykatës Administrative 102 padi

Partia politike “E Majta” sot paraqiti 102 padi në Gjykatën Administrative për mbrojtjen e së drejtës së votës të bartësve të listave. Gjykata duhet t’i shqyrtojë paditë në seancë publike, e cila me siguri do të mbahet nesër, pasi që sot veç më ka caktuar disa seanca dëgjimore publike pas 75 ankesave të paraqitura nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe një padi e ngritur nga Integra. Paditë, siç paralajmëroi më parë nga kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, janë të ndara në disa këshilla gjyqësor të formuara me short, transmeton Portalb.mk.

Afati i paraqitjes së ankesave në Gjykatën Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për hedhje poshtë ose refuzim të ankesave të paraqitura nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton MIA.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative dhe marrjes së vendimeve të mundshme nga Gjykata Kushtetuese për mbrojtjen e së drejtës së votës, në KSHZ, në përputhje me ligjin, Komisioni do t’i publikojë rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. KSHZ më pas do të lëshojë certifikata për deputetët e zgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstitutive të Kuvendit është 4 gusht.

LEXO: Në Gjykatën Administrative deri në orën 18 kanë dorëzuar padi dy parti politike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button