FMN: Pandemia mund ta rris hendekun ekonomik mes gjinive

Pandemia me koronavirusin e ri mund të rrezikojë përparimin e bërë nga gratë në tre dekadat e fundit në zvogëlimin e hendekut ekonomik me burrat, tha sot drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

Ajo shtoi se tronditja ekonomike e shkaktuar nga kriza shëndetësore ka goditur gratë më shumë sesa burrat, pasi më shumë gra janë të punësuara në sektorët e prekur – industria e shërbimeve, shitjen me pakicë, turizëm dhe hotileri.

Në Shtetet e Bashkuara, në periudhën nga prilli deri në qershor 2020, shkalla e grave të papunë u rrit me dy pikë përqindje në krahasim me burrat, thuhet në tekstin e Georgievës, i cili ishte nënshkruar edhe nga tre zyrtarë të tjerë të FMN-së, njofton MIA.

Sipas FMN, gratë kanë më shumë tendencë të punojnë 2,7 orë më shumë në ditë se burrat nga punët e papaguara shtëpiake.

Gratë i ndërmorën përsipër pjesën më të madhe të përgjegjësive familjare që lindin nga masat e izolimit, siç është mbyllja e shkollave. Pas heqjes së masave kufizuese, grave u duhet më shumë kohë për të gjetur punë të reja, kurse vajzat në shumë vende në zhvillim detyrohen të braktisin shkollën për të mbushur buxhetet e shtëpisë.

FMN propozon që “politikat e krijuara mirë mund të lehtësojnë efektet negative të krizës për gratë”. Autorët e tekstit tregojnë për nismat pozitive në Austri, Itali, Portugali dhe Slloveni, ku është vendosur e drejta ligjore për (pjesshme) mungesë të paguar për prindërit e fëmijëve nën moshë të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button