Capello shumë pranë Chelsea!

Lajmi duket i bujshëm. Rafa Benitez mund të largohet këto ditë nga drejtimi i Chelseat dhe vendin e tij mund ta zërë Fabio Capello.

Abramovich po mendon për këtë lëvizje, që do të ishte e ngjashme me atë të Hiddink në 2009 kur holandezi që drejtonte kombëtaren ruse mori drejtimin edhe të bluve të Londrës deri në fundin e sezonit.

Manjati rus kërkon të përsëris këtë operacion me italianin Capello i cili këto muaj deri në Qershor kohë kur përfundon sezoni do të luajë vetëm 2 ndeshje me Rusinë, çka nuk do të kishte shumë pengesa për punën e tij. Nëse realizohet ky operacion, të paktën tifozët e Chelseat nuk do të kontestojnë aq ashpër Capellon sa spanjolli Benitez. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button