Bugajski: Maqedonasit s’duan ta ndajnë pushtetin me shqiptarët

Për njohësin e çështjeve të Ballkanit, Januzs Bugajski, ngjarjet e fundit në Maqedoni, tregojnë se një pjesë e maqedonasve, nuk duan të ndajnë pushtetin me shqiptarët. “Mendoj se pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë konflikte më të thella  dhe mungesa e pranimit nga një pjesë e maqedonasve për të ndarë pushtetin me komunitetin shqiptar. Kjo gjë po rrit tensionet siç dëshmojnë ngjarjet e fundit, por tani janë në prag edhe zgjedhjet lokale dhe ky do të jetë një test i vërtetë për vendin”- thotë Bugajski për Albanian Screen.

Politologu Janush Bugajski, i shikon ngjarjet atje të lidhura edhe me problemet ekonomike dhe atë të integrimit dhe jo tek marrëveshja e Ohrit.  “Një pjesë e marrvëshjes është zbatuar, por problemi është që përtej kësaj marrëveshje ka disa probleme  atje, ekonomia është në stanjacion, integrimi euroatlantik ka ngecur për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Të rinjtë ndjehen të frustruar dhe kjo duket nga përplasjet e tanishme dhe të vitit të kaluar. Të gjitha këto nxjerrin në plan të parë ndarjet e thella mes dy grupeve etnike, të cilat nuk mund të zgjidhen me një marrëveshje. Rruga e vetme për të gjetur bashkëjetesë mes dy popullsive është procesi i integrimit i cili ka ngecur”- tha Bugajski.
Por si ndikon qeveria Gruevski në këto tensione? Sipas analistit Bugajski qeveria kontribuon në rritjen e toneve nacionaliste duke u fokusuar vetëm tek e kaluara historike e popullsisë së Maqedonisë, në vend që të përpiqet të ndërtoj një trashgimi të përbashkët mes shqiptarëve dhe maqedonasave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button