Bolivi, në 5 ditët e fundit mblidhen kufomat e 420 persona, besohet se kanë vdekur nga COVID-19

Kufomat e të paktën 420 personave në dy qytete të Bolivisë, janë mbledhur nga njësitë speciale të sigurisë, për një pjesë të madhe të të cilëve besohet se kanë vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i njësisë koloneli, Ivan Rojas, tha se kufomat janë gjetur nga ekipet brenda automjeteve dhe shtëpive në kryeqytetin La Paz dhe qytetin më të madh të vendit Santa Cruz.

Mendohet se 80 deri 90 për qind e 420 kufomave kanë vdekur nga COVID-19.

Instituti i Kërkimeve të Mjekësisë Ligjore në Bolivi njoftoi se 3.016 kufoma të mbledhura mes 1 prillit dhe 19 korrikut mund të jenë infektuar me COVID-19.

Kryetari i institutit, Andres Flores, tha se më së shumti kufoma janë mbledhur në Santa Cruz, ndërsa më pas vjen Cochabamba.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në Bolivi në 24 orët e fundit janë raportuar 1.366 raste dhe 55 vdekje nga virusi.

Në mbarë vendin deri më tani janë raportuar 62.357 raste ndërsa kanë vdekur 2.273 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button