KH: 86% e incidenteve nga gjuha e urrejtjes në RMV, janë bërë për shkaqe etnike (Infografik)

Me rastin e ditës së viktimave të krimit nga urrejtja, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut e ka publikuar raportin vjetor për krimin nga urrejtja për vitin 2019-të në RMV, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën prej 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2019-të, KH ka regjistruar gjithsej 159 incidente dhe vepra nga urrejtja. Incidentet janë regjistruar menjëherë pasi që janë paraqitur nga ana e mediave ose Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pastaj, nga numri i përgjithshëm i incidenteve të regjistruara, 33 raste apo (20%) e tyre janë të konfirmuara, ndërkaq 126 (80%) e tyre nuk janë të konfirmuara”, informojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Prej  atje konstatojnë se si organizatë e vetme civile e cila rregullisht e informon OSBE/ODIHR-në për situatën me veprat e krimit nga urrejtja në vend, tendenca e rritjes së nurit të këtyre veprave, të notuara në vitin 2018-të, vazhdon edhe në vitin 2019-të.

“Numri i rritur i incidenteve të kryera në bazë të përkatësisë etnike ka arritur në nivel alarmant – 86% nga të gjitha rastet e regjistruara. Thuajse të gjitha incidentet kanë ndodhur mes komunitetit maqedonas dhe atij shqiptar, ndërkaq më shqetësues është fakti se shumica e viktimave dhe kryerësve të atyre incidenteve janë minoren/të rinj. Disa prej veprave nga urrejtja kryhen për shkak të hakmarrjes ose ndëshkim për shkak të incidenteve paraprake”, thonë nga KH.

“Edhe këtë vit në Shkup dhe rrethin përfshijnë sulme mes përfaqësuesve të komunitetit etnik maqedonas dhe shqiptar, por edhe dëmtim të pronës së partive politike”, thonë nga KH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button