Persona të panjohur gjuajnë me pistoletë shtabin e BDI-së

Disa persona të panjohur mbrëmë rreth orës 21 e 30 minuta kanë shtënë me pistoleta gazi në rrugën “Lubotenska” ku gjendet shtabi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Reçicë të Vogël në qytetin e Tetovës.

Sipas zëdhënësit të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski, persona të panjohur të cilët kanë qenë në një veturë duke lëvizur kanë shtënë 5 herë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Ai tha për PortAlb se rasti menjëherë është paraqitur në polici ndërsa në ekspertizën e tyre ata nuk kanë gjetur gëzhoja të zbrazura. 

“Kemi biseduar edhe me personat që ishin në shtab, ata thanë se nuk kanë mundur t’i identifikojnë sulmuesit apo veturën. Por ne jemi duke hetuar rastin për të kapur autorët” përfundoi Josifoski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button