Gjykatësit të paaftë për të vlerësuar kush shpif dhe ofendon?

Gjykatësit e Maqedonisë nuk janë të trajnuar sa duhet për të sjellë vendime adekuate komfor ligjit për përgjegjësitë qytetare të shpifjes dhe ofendimit. 

Për këtë qëllim nevojitet edukim më i madh i gjykatësve duke u bazuar në praktikat e Gjyqit Evropian për të drejtat e njeriut.

Ky është konstatimi i analizës që e ka bërë Instituti për të drejtat e njeriut për Ligjin për përgjegjësitë qytetarë të shpifjes dhe ofendimit.

‘Gjykatësit nuk janë aq sa duhet të trajnuar për të gjykuar lëndë për shpifje dhe ofendim, mungon edhe koordinimi i gjykatësve më të vogël me ata më të mëdha gjatë sjelljes së vendimeve për raste të tilla, por nuk ka edhe qasje serioze të gjykatësve dhe avokatëve për tu qasur në këto problematika’ tha Vanja Mihajllkova.

Po ashtu analiza nxjerr në pah edhe faktin se liria e të  shprehurit në media ulet për shkak të frikës së presioneve ndaj gazetarëve nga ana e pronarëve të mediave, nga ndikimi politik në politikat redaktuese. Gazetarët duhet ta mbrojnë interesin e përgjithshëm, e jo biznesin dhe interesin e pronarëve të mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button