Arabia Saudite raportoi mbi 2.400 raste të reja me COVID-19

 Më shumë se 2.400 njerëz u diagnostikuan sot me koronavirusin e ri  (COVID-19) në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, 2.476 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit dhe numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 255.825.

Numri i vdekjeve nga virusi arriti në 2.557, me 34 raste të reja të vdekjeve, ndërsa gjithsej 207.259 pacientë janë shëruar deri më tani.

Koronavirusi për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars të këtij viti shpalli pandemi globale COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button