fbpx

Kroaci, regjistrohen 49 persona me COVID-19

Shtabi për mbrojte civile i Republikës së Kroacisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, me koronavirus (COVID-19) janë infektuar 49 persona persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 49 raste të reja, ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është 1.116.

Në trajtim në spital janë 139 persona, ndërsa nëntë pacientë po trajtohen me respiratorë.

Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 4.422 persona të infektuar me koronavirus.

3.183 persona janë shëruar, ndërsa 123 njerëz kanë vdekur deri më tani.

Deri më tani, janë testuar gjithsej 105.526 persona.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close